Eksperti i punësimit: Në Shqipëri nuk punojmë dot më pak se 8 orë

0
41

Eksperti i punësimit Erion Muça tha për Euronews Albania se në Shqipëri nuk mund të punohet më pak se 8 orë, kjo për shkak të mentalitetit të punës.

Sipas tij kjo lidhet me mënyrën si janë rritur sipërmarrjet në Shqipëri ku pretendohet se punonjësi nuk ndikon në zhvillimin e kompanisë dhe rrjedhimisht është krijuar ideja se duhet të rriten orët e punës për të dhënë këtë kontribut.

Në këto kushte, Muça thotë se pa u zgjidhur ky problem s’mund të punohet më pak se 8 orë.

“E para duhet të ndryshojë mentaliteti dhe filozofia e drejtimit të sipërmarrjeve, më pas të kuptojmë që duhet të fillojmë nga gjërat më elementare, bazike që është respektimi i kontratës së punës dhe rregullave nga ana e punëdhënësve,” – u shpreh eksperti.

Sipas tij duhet të sigurohet infrastruktura e nevojshme për të kaluar më pas te reduktimi i orëve të punës.

Muça shtoi se as punëtorët nga Bangladeshi nuk duan të rrinë gjatë në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad