Berisha zbulon detaje të reja nga vdekja e Laer Kurtit: Efektivët s’telefonuan ambulancën, viktimën e tyre e dërguan në morg! Prisni kur të gjejnë ndonjë revole në një pellg

0
40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera detaje nga vdekja e 32-vjeçarit Laer Kurtit mesnatën e së mërkurës në kryeqytet.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se i riu është dhunuar nga efektivët kafshërisht dhe se këto të fundit nuk kanë njoftuar ambulancë, duke e dërguar “viktimën e tyre me makinë policie në morg”.

Ai ironizoi duke e krahasuar me rastin e Klodian Rashës teksa shtoi “ja kur të thonë se gjetën një revole në kanal”.

Sali Berisha:  Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi.

Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti.

Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali.

Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat.

Ky akt  shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale dhe siç e patë ju, parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje. Qëndroi në anën e vrasësve, jo të viktimës.

Edhe ky është një akt i shëmtuar. Nuk ka sesi, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike.

Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhi këto.

Po të marrësh vrasjet nga policia në harkun 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku.

Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta hajdutë për shpëtimin e jetës.

Policia si gjithnjë gënjen, siç tha për rastin e Klodian Rashës, tha se u gjet edhe një revole diku atje. Prisni kur të na thonë se në një pellg atje ishte një revole.

E kanë ndjekur pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë,. E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht, kafshërisht me të dhe burimi thotë se në Komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur.

Nuk kanë marrë ambulanca për ta dërguar në spital, nuk kanë thirrur ambulancën, Nuk e kanë dërguar drejt e në spital viktimën e tyre në makinë, por me një makinë policie e kanë dërguar gjoja në spital, de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasëseve me uniformë, i morën shpirtin një 32-vjeçari në Tiranë, kishte mënyra të tjera, përveçse ta vrisnin.

Zjarr Tv Ad