E hënë, Prill 20, 2026
Ballina Aktualitet Akuza ndaj agjentit të tij, sulmuesi gjerman “hakmerret” ndaj prindërve. Nxjerr në...

Akuza ndaj agjentit të tij, sulmuesi gjerman “hakmerret” ndaj prindërve. Nxjerr në ankand shtëpinë

0
45

Sulmuesi gjerman Jousoufa Moukoko është një diamant nga akademia e të rinjve të Borusia Dortmund. Ai është një futbollist shumë premtues dhe sipas “Sport”, Barcelona po monitoron situatën e tij. Vetëm 17-vjeç dhe është afër nënshkrimit të kontratës së tij të parë të madhe.

Pavarësisht se klubi gjerman i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë mbi dhjetë milionë euro, ai ka vendosur të presë datën 20 nëntor ku do të arrijë në moshë madhore për të marrë vendimet e tij.

Ndërkohë gazeta gjermane Bild raporton se sulmuesi është përfshirë në mosmarrëveshje familjare.

Prindërit akuzojnë agjentin e tij si të pangopur dhe për këtë arsye i riu dëshiron të privojë prindërit e tij nga aksesi në paratë e tij. Zemërimi i sulmuesit është aq i madh saqë dëshiron të nxjerrë në ankand edhe shtëpinë e prindërve të tij, që ndodhet në jug të Hamburgut dhe e vlerësuar në 1.07 milionë euro.

 PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad