Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Shkodër ku Kristian Fermosi, qëlloi me armë zjazrri 4 herë në drejtim të mjetit, “Touareg”, të dy vëllezërve Kiri.
Ndërkohë, mësohet se policia e Shkodrës ka vënë në pranga njërin prej vëllezërve Kiri, David Kiri, pasi bëhet me dije se ai ka goditur me makinë Kristian Fermosin, i cili më pas nxori armën dhe qëlloi në drejtim të makinës ku ndodheshin vëllezërit. Gjithashtu janë shpallur në kërkim Ardian Kiri dhe Kristian Fermosi.
Këta shtetas fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pasi David Kiri ka goditur me makinë Kristian Fermosin, ku ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit.




