Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se 12 nëntori, që përkon me protestën e opozitës, do të jetë dita e gjyqit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë fjalës së tij, në seancën plenare në Kuvend, Berisha ftoi të gjithë qytetarët në protestë për të rrëzuar qeverinë.
Sipas Berishës, mazhoranca nuk mendon për qytetarët, por vetëm për pushtetin e saj.
”mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa t’ua përmbysim karriget atyre. Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e së vërtetë shqiptare, ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë Shqipërusë, të përzëmë këtë bandë nga pushteti”, theksoi kryedemokrati.




