E diel, Korrik 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Altin Basha shpall kandidaturën për drejtor të Teatrit Kombëtar, ja emrat e...

Altin Basha shpall kandidaturën për drejtor të Teatrit Kombëtar, ja emrat e tjerë që do të kandidojnë

0
129
Zjarr Televizion Adccccc

Regjisori Altin Basha është larguar nga posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.

Kjo lëvizje e Bashës është bërë pasi ai do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Lirimin e tij nga detyra e ka firmosur zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, në në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit.

“Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe takimi me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Altin Basha u emëruar në dhjetor 2020 drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Kiço London, ndërkohë që nuk është bërë me dije se cili do të jetë drejtori i ri.

Zjarr Tv Ad