E mërkurë, Gusht 19, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Në prag të garës për Tiranën, Belind Këlliçi flet për Annën, nuk...

Në prag të garës për Tiranën, Belind Këlliçi flet për Annën, nuk e fsheh më lidhjen me vajzën e gjuhëtares dhe arkitektit të njohur

0
246

Shumëkush e di dhe ai vetë ndihet krenar që ka zgjedhur për bashkudhëtare jete Annën, vajzën që dashuron librat. Për marrëdhënien me të flet për herë të parë, edhe pse, jeta e tij tani që kërkon të sfidojë Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës do të kalojë në një “skaner” publik të paimagjinuar më parë. Anna, vajza e Ledi Shamkut dhe Artan Shkrelit, nuk mbetet më një “histori e mbyllur”.

Në një intervistë ekskluzive për Revistën Newsbomb.al, Belind Këlliçi ka treguar shumë për jetën e tij, përfshirjen në politikë, garën në primaret e PD për Tiranën, ku ai shihet si kandidati më i mundshëm përballë Erion Veliajt, dhe padyshim për jetën e tij private, lidhjen me Anna Shkrelin.

Atë e ka shoqëruar shpesh pyetja: Ç’bën një demokrat tipik si ai me një vajzë që njërin prej prindërve e ka pasur deputete të PS-së e gjuhëtare dhe tjetrin, një ndër arkitektët më kontemporanë në vend, angazhuar po ashtu në qeverisjen e majtë?! Në fakt, kjo është një pyetje që i përket një mentaliteti komunist, që nuk e njeh as ndjenjën e as njeriun e lirë që dashuron atë kë i do zemra.

“Në një marrëdhënie personale, çdo i ri gjykon me ndjenjë me zemër. Anna, është një nga krenaritë e mia më të mëdha, të cilën unë nuk e kam fshehur kurrë. Anna është etiketuar dhe i është rënë në qafë pa të drejtë për shkak të angazhimit të prindërve të saj, por ajo vetë është shumë e distancuar nga jeta politike, është në botën e publikimeve, librave. Ka një shtëpi publikimesh që e ka themeluar vetë. Shtëpinë ku ka lindur gjyshja e saj, një shtëpi tradicionale tiranase, ka refuzuar ta japë për një pallat shumëkatësh në zemër të Tiranës, në njësinë 10, aty ku dhe unë jam lindur e jam rritur dhe ka vendosur ta kthejë në një hapësirë novacioni, dhe ku promovohen shumë edhe vlerat feministe, sepse është shumë femiste, dhe ku bëhet kulturë!”

Zjarr Tv Ad