Tensionet gjatë takimit të “Foltores” së Partisë Demokratike në qytetin e Laçit kanë përfunduar me të shtëna.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se takimi i PD-së së Berishës për kandidatët e primareve, ka qenë i tensionuar dhe është shoqëruar me debate të forta mes të pranishmëve.
Më pas, një anëtar i PD-së ka dalë jashtë degës së partisë, dhe ka qëlluar në ajër. Ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.




