E enjte, Gusht 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME “M’u shfaq në një shtizë të lartë…”, Grida Duma tregon çfarë i...

“M’u shfaq në një shtizë të lartë…”, Grida Duma tregon çfarë i ndodhi në fshatrat e Gjirokastrës

0
679
Zjarr Televizion Adccccc

Grida Duma në emisionin e mbrëmjes së djeshme në ” Top Story”, na tregoi se ajo e nderon kudo dhe kurdo flamurin kombëtar.

Për ta vërtetuar këtë që ajo tha, Duma tregoi dhe një rast i cili i kishte ndodhur në muajin gusht në fshatrat e Gjirokastrës.

Ajo tha se teksa ishte duke udhëetuar u shfaq papritur në nëj shtizë të lartë flamuri shqiptar dhe e nderoi me dorë.

“Në gushtin që lamë pas udhëtoja drejt jugut. Ishte një moment le të themi fshatrave të Gjirokastrës, shkretëtirrë nga pikëpamja e banesave, nuk kishte banesa.

Dhe në mënyrë të mrekullueshme teksa udhëtonim me makinë mu shfaq në një shtizë të lartë një flamur i bukur shqiptar. Ishim në udhëtim nuk ndalova, ishte e papritur në fakt.

Dhe në mënyrë instiktive e nderova flamurin me dorë. E kam nderuar dhe do ta nderoj flamurin shqiptar kudo që ta shoh”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad