E enjte, Prill 23, 2026
Ballina LAJME Policia ndalon Ballist Morinën, ja çfarë paralajmëroi në rrjetet sociale për Vuçiç...

Policia ndalon Ballist Morinën, ja çfarë paralajmëroi në rrjetet sociale për Vuçiç dhe Samitin e BE

0
57

Policia ka ndaluar tifozin e famshëm Ismail Morina, i njohur për lëshimin e dronit në Beograd, në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Mendohet se shkak për ndalimin e Morinës është bërë një status që ai kishte postuar në rrjetet sociale, ku njoftonte mbërritjen në Tiranë, dhe njëkohësisht përmendte presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Kam marrë vesh që Vuçiqi don me ardhë në samit nesër, ia kishin pasë mbushë mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA. Unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete, amanet i vjetër prej POTOÇARI janë…”, kishte shkruar Ballist Morina dje në Facebook.

Deri tani, mbarëvajtja e samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Tiranë ka vijuar qetësisht. Ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë protesta e opozitës.

Zjarr Tv Ad