E martë, Gusht 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME “Kërkoi të flasë shqip”, zbulohen detaje rreth të mbijetuarit në gomone në...

“Kërkoi të flasë shqip”, zbulohen detaje rreth të mbijetuarit në gomone në Britani

0
100
Zjarr Televizion Adccccc

Ervin Gjonaj, gazetar në Britaninë e Madhe zbuloi në emisionin Now, në Euronews Albania detaje nga tragjedia e ndodhur në Kanalin Anglez, ku 4 emigrantë humbën jetën pasi gomonia me të cilën udhëtonin drejt Britanisë u përmbys.

Ai tregoi se shteti në Britaninë e Madhe është shumë i rezervuar dhe nuk jep asnjë informacion rreth kombësisë apo identitetit të të mbijetuarve, por mësohet se njëri prej tyre ka kërkuar përkthyes të gjuhës shqipe në spital gjë që i është mundësuar.

“Një i mbijetuar ka kërkuar përkthyes të gjuhës shqipe ndaj është cilësuar si shqiptar. Mendohet se është vetëm 1, por mund të kenë qenë edhe të tjerë që kanë folur anglisht. Ministria e Brendshme nuk jep asnjë detaje se gjendja e të mbijetuarve është kritike. Nesër pritet që sekretarja e Brendshme, Breveman të raportojë lidhur me këtë çështje në parlament”, tha gazetari.EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad