




Mëngjesin e sotëm, forca të shumta të RENEAS dhe FNSH-së, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt i cili rezulton i zhdukur që prej 9 Gushtit.
Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Avdylajve në Shijak, në Vlorë dhe në Kurbin.
Sipas gazetares, nga shtëpia e Martinajt në Fushë Kuqe janë marrë disa sende, që ndoshta do të shërbejnë në hetimin e çështjes së mistershme që rrethon rastin Ervis Martinaj.




