E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Çfarë ndodhi? Grida Duma dhe Rama bëhen bashkë, ja kush ishte miku...

Çfarë ndodhi? Grida Duma dhe Rama bëhen bashkë, ja kush ishte miku që solli “paqen” mes tyre

0
157

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka marrë titullin ‘Doctor Honoris Causa’. Për çmimin e akorduar nga Universiteti privat, në ceremoninë e pritjes kishte dhe të ftuar, mes tyre dhe personazhe të botës politike dhe jo vetëm.

Në radhë të parë, ishte vendosur kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga ish-kryeparlamentar Gramoz Ruçi dhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka.

Por reshti i dytë e bën më interesant listën e të pranishmëve. Ndoshta prej rastësisë, fill pas Ramës ishte ulur Grida Duma, demokratja që la mandatin për t’ju futur televizionit duke marrë drejtimin e emisionit “Top Story”. Krahas saj ishte vendosur, ish-ministri i Turizmit dhe sekretari organizativ, Blendi Klosi.

Pra Grida Duma duket se ishte e vetmja “demokrate” e pranishme. Ndoshta ftesa i ka ardhur nga universiteti, e ndoshta dhe nga vetë Abazoviç, i cili vetëm pak javë më parë dha një intervistë për emisionin e saj. Pak dihet për këtë detaj.

Zjarr Tv Ad