Ndiqeni sonte në Shkruaje në akull/Një pozicion dy standarde…Krahasimi midis pastrueses së shtetit dhe pastrueses së shtetarit

Share

Nuk kanë qenë të pakëta reagimet ndaj ngjarjes së fundit ku protagoniste ishte një zyrtare dhe një sanitare me të birin. Krahasimin e duhur bëri Ismet Drishti në emisionin “Shkruaje në akull” në Zjarr TV.

Shikojeni këtë pastruese që punon në shtet, përveç entuziazmit që tregon kur sheh ministren e Krifca duken qartë linjat tejet elegante, që janë “pasojë” edhe e mirëqënies që ka nga paga që merr në shtet, por gjithsesi ajo duket e lumtur…

Ndërsa krahë saj qëndron kokëulur pastruesja e “shtetarit” Rozeta Dobi, e cila edhe pse e pikëlluar dhe me lot në sy sepse për pak do i kishte “rehatuar” disa breza me paratë e marra nga shtepia e ish-zyrtares, duket qartë që ka patur një mirëqënie të lartë nga paga dhe “bakshishet e shtetarit”.

Sonte në orën 21:00 ndiqni të plotë emisionin “Shkruaje në akull” në Zjarr TV dhe live në Facebook.

Read more

Local News