E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Toka vazhdon të lëkundet nga veriu në jug të Shqipërisë, regjistrohen disa...

Toka vazhdon të lëkundet nga veriu në jug të Shqipërisë, regjistrohen disa tërmete me magnitudë të lartë

0
29

Instituti i Gjeoshkencave raporton për disa lëkundje me magnitudë të lartë në Jug të vendit.

Brenda një harku kohor 3 minutash, në mëngjesin e të mërkurës janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë më e madhja 5, 4.5 dhe 3 e shkallës Rihter. Në orën 5 e 22 deri në orën 5 e 24 janë ndjerë lëkundjet me epiqendër në Sarandë, Konispol.

Ndërkohë që edhe mbrëmjen e të martës, janë shënuar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 dhe 3.8 me epiqendër në Konispol.

Zjarr Tv Ad