




Në mjaft subjekte janë paraqitur persona të paautorizuar nga administrate tatimore duke ushtruar presione të paligjshme.
Sipas deklaratës për mediat të drejtorisë së përgjithshme tatimore, ai nuk është pjesë e strukturës ndaj dhe është kallëzuar në prokurori si mashtrues.





Madje video dhe foto e tij është shpërndarë për publikun se bashku me thirrjen për ta identifikuar dhe kallëzuar më tej.
Për këtë qëllim institucioni u detyra të apelonte që bizneset të kërkonin urdhrin e kontrollit si dhe të lejonin vetëm ata individë që mbanin të veshur uniformën e lejuar, e nëse këto nuk do të ishin të dukshme apeli ishte për ti denoncuar.




