Linda Rama tregon episodin emocionues gjatë natës në spital: Ajlina, ëngjëlli që më qëndroi pranë!

0
409

Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët mylsimanë, në një darkë të madhe me praninë edhe të personaliteteve të shumtë nga fusha të ndryshme.

Vetë kryeministri Rama, i cili ka një ditë që ka dalë nga spitali pas operacionit të apendicitit, ishte i pranishëm, i shqëruar nga bashkëshortja Linda.

Pamundësia për të qëndruar në këmbë pas operacionit, mesa duket e ka penguar kryeministrin të mbajë fjalën e tij, ndërsa këtë gjë e ka bërë Linda Rama.

Ajo ka treguar edhe një episod gjatë qëndrimit pranë kryeministrit në spital, teksa ka përshëndetur dhe uruar të ftuarit.

“Teksa rija e ulur në karrige pak pas mesnate një prej mjekeve më afrohet dhe më pyet “t’ju sjell një jastëk?”. Mbështeta qafën dhe e mbajta gjatë gjithë natës dhe në mëngjes pashë se ishte një jastëk bebesh, një jastëk me një rosak.

E pyeta, i kujt është ky jastëk bebesh? “E vajzës time më tha”. Si quhet vajza?- e pyeta. “Ajlina”- më tha, dhe i shkëlqyen sytë. Ajlina ishte ëngjëlli që më kishte qëndruar pranë gjatë gjithë natës!”, tha ndër të tjera bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Zjarr Tv Ad