E diel, Korrik 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Zbulohet data, ja kur do të takohet Angela Merkel me Donald Trump

Zbulohet data, ja kur do të takohet Angela Merkel me Donald Trump

0
514
Zjarr Televizion Adccccc

Zyrtarë në Berlin thanë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington, më 14 mars.

Takimi, i parë zyrtar mes tyre, do të pasojë një fillim gjaknxehtë të marrëdhënieve.

Prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, Merkel ka folur fuqishëm në favor të politikave që Trump i ka kundërshtuar.

Merkel ka kundërshtuar deklaratat e Trumpit se NATO është një “aleancë e vjetëruar”, duke thënë se “sfidat e botës sonë sot nuk mund të menaxhohen nga ndonjë shtet individual”.

Merkel ka folur edhe në favor të agjendës së tregtisë multilaterale, të cilën Trump e ka vënë në pikëpyetje.

Ajo po ashtu ka thënë se “bashkëpunimi i ngushtë” midis Uashingtonit dhe Evropës duhet të bazohet në “vlera të përbashkëta”, përfshirë demokracinë, lirinë dhe respektin për të drejtat dhe dinjitetin e secilit individ.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Trump e ka cilësuar politikën e Merkelit për dyer të hapura për migrantët si “të çmendur”.

Zjarr Tv Ad