E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina Aktualitet Tensione në Elbasan, Flamur Noka ofendon komisionerët, tenton të shtyjë kutitë në...

Tensione në Elbasan, Flamur Noka ofendon komisionerët, tenton të shtyjë kutitë në QV në Shirgjan

0
70

Elbasan

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qendrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

Zjarr Tv Ad