E martë, Gusht 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “U takuam në plazh”, Cindy Marina zbulon si ia vodhi zemrën Genari

“U takuam në plazh”, Cindy Marina zbulon si ia vodhi zemrën Genari

0
89

Cindy Marina dhe Genar Topalli janë një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar. Modelja rrëfeu mbrëmjen e sotme se si ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Ajo tregoi në “Kurthin e Piter Pan” se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volejbolli, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.

“Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë. Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtëm volejboll. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim”, tregoi ajo.

Zjarr Tv Ad