E diel, Prill 12, 2026
Ballina LAJME Diell dhe temperatura të larta, por pasdite rrebeshe shiu, ja si do...

Diell dhe temperatura të larta, por pasdite rrebeshe shiu, ja si do jetë moti sot

0
55

Temperatura deri në 30°C, por rrebeshe shiu në pasdite, mësoni si do të jetë moti sot

Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore.

Po ashtu, edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Zjarr Tv Ad