E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Presidenti Bush surprizon studentët shqiptarë në Amerikë, fotografinë ia dërgon vetë Ambasadës...

Presidenti Bush surprizon studentët shqiptarë në Amerikë, fotografinë ia dërgon vetë Ambasadës në Tiranë

0
65

Një fotografi e veçantë dhe një surprizë që do të jetë e paharruar për studentët shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kosovës, në Amerikë. E tillë është ajo që Presidenti George W. Bush i ka dërguar Ambasadës së SHBA në Tiranë, pasi ka takuar studentët në shtetin amerikan të Maine.

I konsideruar si një mik i dy shteteve shqiptare, Presidenti George W. Bush ka shkuar në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.

Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë dhe për një fotografi me ta, e që më pas e ka dërguar si “dërgesë speciale” në selinë diplomatike në Tiranë.

“Dërgesë speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi!

Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.

Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë, teksa ndan dhe fotografinë e dërguar nga ish-presidenti Bush.

Zjarr Tv Ad