“I dhashë librin për qentë”, Sazan Guri tregon takimin me gruan që bëri videon me safet Gjicin

0
97

Aktivisti Sazan Guri deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se e kishte takuar vetëm një herë gruan që shfaqet në videon me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Guri tha se i kishte dhënë gruas librin “Psikologjia e qenit”, që jepte ide se si të bashkëpunohet me krerët e bashkive në vend për trajtimin e qenve të rrugës.

“Nuk kisha ndërmend të flisja për këtë çështje, por pashë sot se si një gazetar, meqë pyeti dhe unë i thashë që po i kam dhënë një libër që ka ide, por ai e ka shkruar sikur i kam dhënë një projekt të falur. Atë vajzën e kam takuar vetëm një herë, më ka ardhur me një kushëririn tim që kishte një tokë në Durrës.

Ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri.

Kjo erdhi dhe mori librin, ndërsa isha në një restorant në Durrës me nusen time dhe nuk e kam parë më. Unë sugjeroja që ushqimet që mbeteshin nga njerëzit në kompleksin turistik t’u jepeshin qenve të rrugës”-tha Sazan Guri.

Zjarr Tv Ad