Me pranga në duar, publikohet fotoja e parë e Safet Gjicit nga salla e gjyqit

0
165

Kjo fotografi është shkrepur brenda seancës gjyqësore që po mbahet në Gjykatën e Posaçme, për ish-kryebashkiakun e Kukësit. Safet Gjici dhe Alma Kaçi ndodhen në gjyqin për caktimin e masës së sigurisë, ku do të vlerësohet nëse do qëndrojnë në qeli apo do kthehen “në shtëpi”.

Siç shihet dhe nga këto pamje, Gjici qëndron në kafazin e qelqtë, në sallën e gjyqit, aty ku qëndrojnë personat e pandehur.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ka hyrë në gjykatë nga dera e pasme, për të shmangur me gjasë përballjen me mediat. Ndërkohë, personi tjetër i akuzuar bashkë me Safet Gjicin, shtetësja Alma Kaçi, është parë të hyjë nga dera kryesore, e shoqëruar nga një police dhe me kapele në kokë.

Zjarr Tv Ad