E premte, Prill 3, 2026
Ballina Aktualitet Noizy telefonon Stresin të kujdesej për një luan, reperi nis të tregojë...

Noizy telefonon Stresin të kujdesej për një luan, reperi nis të tregojë historinë me luanin e Martinajve, ai ia mbyll

0
308

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë reperi Noizy, teksa një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të intervistës.

Ndërkohë që Noizy në bashkëpunim më vëllezërit Veshaj vendosën t’i bëjnë një rreng Stresit, lidhur me një luan të vogël, që ky i fundit duhet të kujdesej, Stresi zgjodhi “të fliste pak më shumë seç duhet”.

Noizy i kërkoi kolegut të tij që të kujdesej për një luan rreth 6 muajsh, dhe gatishmëria e Stresit ishte që në fjalën e parë të thënë prej tij.

Por nuk mjafton me kaq.

Pa e ditur që e gjithë situate ishte një rreng, Stresi nisi të tregonte një histori të së shkuarës me Brilant Martinajn, lidhur me luanin që dikur kishte Ervis Martinaj, një nga personazhet e krimit, i zhdukur dhe i shumëkërkuar.

“Ej dëgjo të të tregoj një histori të shkurtër në telefon. Shkoi dhe takoi njëherë këtë rahmetliun, Brilantin dhe…” – dëgjohet të thotë Stresi ndërkohë që ndërpritet me shpejtësi nga Noizy.

Kaq ka mjaftuar që Noizy të heq menjëherë zërin e telefonit pa e çuar fjalinë deri në fund dhe ta lajmëronte Stresin që ishte live në television.

Pjesë nga biseda mes Noizyt dhe Stresit:

Noizy: E di çfarë kam bërë

Stresi: Hë

Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë

Stresi: E marr unë ore

Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë

Stresi: Ta mbaj unë o vëlla

Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia

Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar

Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla

Noizy: (qesh)

Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?

Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit

Stresi: Mos ore…

Zjarr Tv Ad