Ka nisur ceremonia për pritjen dhe nderimet për ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Kësaj ceremonia i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.
Clinton do të mbajë edhe një fjalim para shqiptarëve. Ndërkohë, ftesës së partisë socialiste i janë përgjigjur disa deputetë, mes tyre edhe Lulzim Basha.
Ndërkohë, janë parë edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka.
Në këtë ceremoni do të mungojë Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minimin të demokracisë, i cili do të jetë i detyruar që këtë fjalim historik te Bill Clinton ta ndjekë përmes ekranit.




