Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Dash Shehi reagon ashpër: Ishte përkthyes, doli milioner…

0
749
Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise, ne lidhje me koncesionet ne buxhetin e vitit 2019. Kontratat e koncesioneve me formulen e Partneritetit Publik Privat do te kene nje fature prej 807 miliard leke, 50 % e tyre vetem ne energjetike./r/n/r/nMinister of Finance and Economy, Arben Ahmetaj speaks during a meeting of Parliamentary Economy Committee, about the concessions of the budget of 2019. Concessions with Public-Private Partnership will cost ALL 807 billion, 50% of which only for energetic sector.

Dashamir Shehi komentoi në emisionin Kontrast kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Shehi tha se Ahmetaj ka qenë përkthyer në fillimet e tij, duke theksuar se nuk ka ndonjë turp për këtë punë, por sipas tij është turp të bëhesh milioner në kurrizin e politikës. Ai tha se kush ka hyrë në poltikië me duar në xhepa dhe është bërë miloner, padyshim që është hajdut.

“Këtë zotërinë e kemi pas përkthyer, nuk po them se është turp. Por është turp të bëhesh milioner në kurriz të politikës. Kush ka hy në politikë me duar në xhepa dhe ka dalë milioner është hajdut. U mbyll. S’ka nevojë as për hetim, për asgjë. Do bënin më mirë dhomën e tregtisë se atë që janë aty. Po më gjete nja 10 nëpunës atje. E njëjta gjë është edhe në administratën publike, gjysma drejtorëve kanë hotele restorante klube”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad