E martë, Mars 24, 2026
Ballina Aktualitet “1 muaj pa telefon! Paguaj faturat pa pasur një minutë shërbim”, Braçe...

“1 muaj pa telefon! Paguaj faturat pa pasur një minutë shërbim”, Braçe shpërthen ndaj “One”: Marrëdhënia e tyre me njerëzit është e neveritshme

0
444

Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar kompaninë telefonike ONE, për abuzim masiv me klientët, përfshirë edhe atë vetë, që sipas tij ka 1 muaj pa shërbim celular.

Përmes një postimi në facebook, Braçe shkruan se arroganca e kompanisë në marrëdhëniet me njerëzit është e neveritshme.

Sipas Braçes edhe pse ai ka paguar rregullisht detyrimet përmes faturave në bankë, kompania nuk i njeh pagesat dhe i ka bllokuar thirrjet.

ONE është aktualisht një prej kompanive më të mëdha të telefonisë në vend duke gëzuar një pozicion të fortë dominues në tregun e telefonisë celulare.

Postimi i plotë:

KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT! SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE, UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!

NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE; PREJ VITESH!

Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES! Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre; Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke; Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!

Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre! Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me wiFi prej nje muaji! Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall! E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL! Kaq!

Zjarr Tv Ad