E hënë, Prill 20, 2026
Ballina Aktualitet Meloni niset drejt Shqipërisë me traget linje, ja kur pritet të mbërrijë...

Meloni niset drejt Shqipërisë me traget linje, ja kur pritet të mbërrijë në Vlorë kryeministrja italiane

0
61

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të mbërrijë në portin e Vlorës në orën 14:30.

Emri i Melonit figuron në në listën e pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë.

Giorgia Meloni u nis për në Shqipëri ditën e sotme (14 gusht) nga qyteti i Puglia.

Kryeministrja e Italisë është ftuar për të vizituar qytetin bregdetar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Takimi mes dy liderëve mësohet se është jo zyrtar, ndërsa nuk ka pasur deklaratë publike as nga kryeministri Rama dhe as nga homologia e tij Giorgia Meloni.

Kryeministrja Meloni do të qëndrojë për disa ditë pushime në qytetin bregdetar.

Zjarr Tv Ad