E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet ‘Ky justifikimi që ‘ia kemi borxh Italisë’, do kishte kuptim nëse nga...

‘Ky justifikimi që ‘ia kemi borxh Italisë’, do kishte kuptim nëse nga Italia të vinin italianë në nevojë’

0
18

Nga Ylli Manjani

Ky justifikimi që “ia kemi borxh Italisë se na priti në 1990-ën”, do kishte kuptim nëse nga Italia të vinin italianë në nevojë. Ashtu siç ishim ne në nevojë në ’90-ën.

Por nuk është reciprocitet, as pjesë e mirnjohjes, strehimi me pahir i afrikanëve që Italia nuk do ti mbajë në territorin e saj.

Pra ata Lezhjanë që ikën nga Shëngjini në Itali në ’90, nuk po zëvendësohen me Barezë. As me Italianë nga Brindizi apo Lecce. Po zëvendësohen me Afrikanë që Italia i përze.

Ç’lidhje ka reciprociteti apo mirnjohja midis dy popujve këtu?!

Teza e artikukuar nuk e justifikon fare realitetin, por është hi syve që i hidhet publikut me memorie afatshkurtër (për fat të keq).

Dakord që nuk na pyet për atë që bën me vendin tonë, por të paktën të na e kursejë të marrën për budallenj…

Zjarr Tv Ad