E hënë, Gusht 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade 19 vjet pas vrasjes së të atit, Rudina Hajdari flet nga foltorja...

19 vjet pas vrasjes së të atit, Rudina Hajdari flet nga foltorja e Kuvendit

0
711

Në seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ka folur edhe deputetja e re e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

Fjala e saj ka përkuar me 19-vjetorin e vrasjes së babait të saj, dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari, e për të mosrespektimi i Kuvendit është mosrespektim i atyre që nuk jetojnë më.

Por ndonëse fjala e parë, Rudina Hajdari nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë ‘Rama 2’, teksa e etiketoi si gabim fatal shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, – deklaroi ndër të tjera deputetja e PD-së, Rudina Hajdari.

Zjarr Tv Ad