Ministria e Bujqësisë ka shkarkuar tre drejtorë rajonalë të AKU-së.
Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasojë e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU-së në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.
“Procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnje rast në mos përmbuyshjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.”




Comments are closed.