Një 19 vjeçar është goditur me thikë për motive të dobëta në fshatin Arapaj të Durrësit. Policia lokale bën me dije se shtetasi me inicial I.R, banues në Durrës, u qëllua nga një 23 vjeçar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin Arjan Ajazi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.



