Malvin Dinellari dhe Elton Halipaj kanë dhënë dëshmitë e tyre pas arrestimit si bashpuntorë në grupin kriminal që ekzekutoi Devi Kasmin në Tiranë.
Në dëshminë e Malvin Dinellarit e cila është zbardhur nga “BalkanWeb” thuhej se ai është njohur me vëllezrit Hoxhallari nga një mik i përbashkët, pasi ai jeton në Korçë dhe vinte shpesh në Tiranë sepse ka të fejuarën në shkollë.
“Takohesha shpesh në Yzberisht me Aurel Hoxhallarin por nuk kisha dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Edhe me grekun jemi ulur në kafe por e njihja si mik të Aurelit”- thuhet në dëshminë e Dinellarit.
Për sa i përket për furgonin që u krye vrasja Dinellari pohon se e ka siguruar ai.
“Aureli më kërkoi që ti gjeja një furgon mallrash. E gjeta në internet dhe Aureli ra dakort që ta blinte. Më dha 4200 euro dhe më pas furgonin e regjistrova në emrin e Elton Halipajt”-shkruhej në dëshminë e tij.
Në dëshminë e Elton Halipajt thuhej se ai i kishte këkruar Aurel Hoxhallarit që t’i gjente një punë pasi kishte mamanë e tij të sëmurë me tumor dhe i duheshin të ardhura për të përballuar situatën ekonomike.
Ai ishte si i punësuar në vilën e Aurelit si kopshtar dhe për këtë i nevojitej një furgon mallrash që ta përdorte për punë, për këtë arsye ai e e rregjitroi në emrin e Halipajt furgonin dhe në një kurs për të marrë patentën e drejtimit të automjeteve.
Halipaj ka pranuar se ka punuar në vilën e Hoxhallarit por ka mohuar se ka qënë bashkëpuntor në aktivitetin e tij kriminal.



