E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Ishte thirrur të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”,...

Ishte thirrur të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, Shkëlzen Berisha s’paraqitet në seancë! SPAK: Nuk banon në adresën që na ka dhënë

0
44

Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, por nuk është paraqitur në GJKKO.

Sipas SPAK, djali i ish-kryeministri Sali Berisha nuk banon në adresën e deklaruar.

Në seancë është paraqitur vetëm ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, i cili ka dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.

Aldo Bumçi, në dëshminë para togave të zeza, ka treguar procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.

Ai ka mohuar gjatë seancës të ketë nisur shkresë me anë të faksit për Shkëlzen Berishën, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.

Ish-ministri ka pranoi se e njihte djalin e ish-kryeministrit Berisha, por theksoi se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale.

Aldo Bumçi u shpreh se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku Shkëlzen Berisha e ka pritur dy herë në zyrë për arsye elektorale, por mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve, tha gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa ish-sekretarja e Bumçit, në seancën e sotme, ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.

Zjarr Tv Ad