E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet SPAK njofton Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se do të merren në...

SPAK njofton Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se do të merren në pyetje, ja kur do të zhvillohen seancat

0
36

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.

Ish-kryeminisri do të merret në pyetje të enjten (18 janar), ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme (17 janar).

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Zjarr Tv Ad