E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina Aktualitet Sherr në komision me Flutura Açkën dhe kaosi në Kuvend, ja me...

Sherr në komision me Flutura Açkën dhe kaosi në Kuvend, ja me sa ditë u përjashtuan Flamur Noka dhe Gazment Bardhi

0
40

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, të cilët u përfshinë në përplasje me Flutura Açkën në mbledhjen e Komisionit të Medias.

Ndërkohë me 5 dite u përjashtuan Bledion Nallbani dhe Asllan Dogjani.

Vendimi vjen pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën e 15 Janarit, si dhe në përplasjen që deputetët Bardhi dhe Noka kanë pasur me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.

Zjarr Tv Ad