E enjte, Prill 9, 2026
Ballina Aktualitet Shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion kundrejt parave, vihen në pranga tre...

Shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion kundrejt parave, vihen në pranga tre të rinj

0
33

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, për shkak se shfrytëzonin 3 vajza të mitura për prostitucion.

Në gjendje të lirë janë proceduar dhe 3 shtetaset e mitura të moshës 15, 16 dhe 17, për ushtrim prostitucioni.

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë konrolleve shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Tre personat e ndaluar, si dhe bashkëpunëtori i tyre janë nga fshati Larushk i Fushë-Krujës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk;

– u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;

– u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad