E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina Aktualitet Me Ilir Metën nuk flas më” Luan Rama zbulon çfarë ndodhi pas...

Me Ilir Metën nuk flas më” Luan Rama zbulon çfarë ndodhi pas largimit nga LSI-ja

0
146

Luan Rama dikur Ministër i Brendshëm e më pas deputet, ka sqaruar në intervistën e tij të fundit marrëdhëniet me Ilir Metën.

Gjatë bisedës së tij me moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’ Rama e cili nuk është më në radhët e politikës që prej vitit 2021, se tha nuk mban më kontakt me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ester Bylyku: Me cilin nga politikanët sot nuk flet më?

Luan Rama nxjerr “sekretin” e Elisa Spiropalit: Përballë ajo është Glamour

Luan Rama: Me Ilir Metën. Por preferoj të mos e zbuloj arsyen. Është një sekret mes nesh që kam zgjedhur ta mbaj për vete.

Në vazhdim të intervistës, Luan Rama tha se nga politikanët ai veçon Fatos Nanon si mikun e tij më të mirë, ndërsa u shpreh se gjatë kohës kur punonte si gazetar te ‘Zëri i Popullit’ shkruante shumë artikuj kritikues për Sali Berishën, por sot ata kanë një marrëdhënie të mirë. Madje Berisha shpesh ka qenë i pranishëm në emisionin ‘Drejt’, nga Luan Rama./oranews.tv

Zjarr Tv Ad