E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina Aktualitet Alfred Cako merr ftesë për të hyrë në Big Brother Vip 3,...

Alfred Cako merr ftesë për të hyrë në Big Brother Vip 3, ja si u përgjigj ai

0
266

Alfred Cako, pjesëmarrës në panelin e “Rrethit Katror”, rubrikë e “E diell”, mori një ftesë LIVE për të qenë konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”.

Në fund të rubrikës, moderatori Edi Manushi, nën tingujt e këngës karakteristike të BBV, mbante një zarf të bardhë në duar.

Në zarf shkruhej: “Alfred Cako, Vëllai i madh të fton të bëhesh pjesë e Big Brother VIP 3”

Teoricieni nuk dha një përgjigje negtive, por sugjeroi që të ishte Milaim Zeka ai që të bëhej pjesë e “reaily show-t”.

“Jo se nuk pranoj ti Manush, por do ju rekomandoj që të shkojnë mëkatarët më të mëdhenj. Milaimi do ishte më i përshtatshëm për Big Borther”, tha Cako.

Ndërkohë Manushi paralajmëroi që një i pranishëm në tavolinë, do të bëhej pjesë e këtij edicioni të tretë.

“Ruajuni sepse në këtë tryezë do të kemi një pjesëmarrës aty Belinda ke gjë për të thënë?”

“Asgjë”, përgjigjet ajo, duke e shoqëruar me qeshje.

Zjarr Tv Ad