Primaret në PD, Gjeneral Piro Ahmetaj reagon pas rezultatit: Së bashku në 11 Maj, ta “ndalim këtë Sulltanat-Demokraci”, për t’ju rikthyer vlerave të djathta

0
204

Mesazhe fisnikërie të Gjeneral * Piro Ahmetaj mbas Primareve” !!

Marrë nga faqja e Facebook e Gjeneral Piro Ahmetaj, Koordinator në PDSh për Sigurinë Kombetare & marrëdhëniet me ShBA/NATO:

Të Dashur demokrate/ë, të Konispolit, Finiqit, Delvinës, Sarandës, Himarës, Selenicës dhe Vlorës !

Së pari, duke j’u garantuar se nuk kam asnjë keqardhje për rezultatin, i falënderoj me të njejtin respekt 2584 votuesit (pro/kundër) si dhe qindra qytetarë të tjerë, për mikëpritjen, diskutimet dhe shqetësimet që ndamë së bashku gjatë kësaj faze, që si eksperiencë e parë do të mbetet e paharruar në udhëtimin tim politik !

Së dyti, përtej çdo insinuate matrapazësh delekuent, rikonfirmoj edhe publikisht se askujt nga 2584 votuesve nuk j’u kërkova votën pasi i mirëkuptoj 1001 fijet e “votës në besë” mes kandidatëve dhe anëtarësisë, prandaj isha i fokusuar #vetëm në përpjekjen për të zgjuar “heshtjen fisnike ndaj mllefeve si dhe besimin te Fitorja e Shentëruar e 11 Majit”!

Së treti, me duhet të përsëris për çdo demokrate/ë që: “kurrësesi nuk erdha PD dhe as te Ju në këto Primare për “teser Partie as për në bodreronë e kuvendin e ardhshëm”, POR: “vetëm për të kontribuar me ekperiencën euroatlantike, përkushtim si dhe përgjegjshmëri të lartë politike në nevojën ulëritëse që ka Kombi për rotacionin demokratik të pushtetit”.

Në linkun bashkëlidhur gjeni “parimet e angazhimeve në betejen e 11 Majit”: https://rdnews.al/index.php/2025/02/05/11-maj-2025-misioni-i-shenjtè-i-shqiptareve/

Së katërti, i bëj thirrje arsyeve fisnike të demokratëve që përtej primareve të imponuara nga statusi por gjithësesi të padobishme; përtej mllefeve mes njeri-tjetrit dhe mungesës dëshpëruese të kohezionit mes Drejtuesve, strukturave dhe anëtarësisë, ju ftoj të përbashkohemi rreth misionit të shenjtëruar të 11 Majit.

Në shtesë, ri-konfirmoj se mbetem edhe më i përkushtuar, për të kontrubuar me gjithshka sepse besoj te Perendia, te Kodet Fisnike të familjes, te shenjtëria e interesave Kombetare, vlerat demokratike, si dhe J’u bëj thirrje vllazërore, që së bashku në 11 Maj, ta “ndalim këtë Sulltanat-Demokraci”, për t’ju rikthyer vlerave të djathta, lavdinë -Blu, sigurisë dhe mirëqënien që meritojnë qytetarët e Qarkut të Vlorë dhe mbarë-Kombit.

Zoti e bekoftë 11 Majin, rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë funsionale si USA, UK & gjithë Europa.

Ju uroj çdo të mirë familjarisht si dhe pavarësisht numurave do mbeteni ndër miqtë e mi të çmuar.

Contacted: Cel: 069 859 4210
Faceboook: https://www.facebook.com/share/1BQQ1y6ZwK/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad