Flamur Noka pyetet për Lulzim Bashën, Sekretari i Përgjithshëm i PD shpërthen në të qeshura

0
284

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë detaje në lidhje me koalicionin “Shqipëria Madhështore”, ku pjesë janë 26 parti. Ai tha se PL ka 4 vende të sigurta, ndërsa nga një vend të sigurt kanë PAA, PR, PDIU dhe PBDNJ.

Noka u pyet nga moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili nëse e konsideron Lulzim Bashën si opozitë të opozitës, sic i konsideron partitë e tjera dhe dy koalicionet Lapaj-Shabani dhe Alibeaj-Shehi. Si përgjigje Flamur Noka qeshi me të madhe dhe tha se “po flasim për njerëz që janë dhe jo ata që nuk janë”.

Eni Vasili: Kemi edhe dy koalicione të tjera të regjistruara, Alibeaj-Shehi dhe Lapaj -Shabani, për të cilët ju thatë që janë opozita e opozitës. Po zoti Basha?

Eni Vasili: Po pse qesh tani, më fal

Tedi Blushi: Po ça Basha…

Flamur Noka: Ne flasim për ata që janë dhe jo për ata që nuk janë. T’ju them një gjë, i vdekuri ngrihet nga varri? Nuk ngrihet i vdekuri nga varri dhe ecim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad