Futi dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës, Alibeaj: Ligji i keq të detyron të bësh strategji

0
510

Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh.

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tij në listën e mbyllur të Tiranës.

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.

Në një reagim, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

Postimi i Alibeajt:

LISTA TË HAPURA 100%!

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad