Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

0
1

Tirana është sot kryeqendra e Europës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë këtu Presidentë, Kryeministra, liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.

Samiti i organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama do të mbahet në Sheshin “Skëndërbej” dhe punimet do të nisin në orën 11:00, për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18:30 të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës.

Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët” dhe është strukturuar në 3 tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni axhendën e Komunitetit Politik Evropian ditën e sotme:

10:00: Mbërritjet dhe deklaratat për shtyp

11:00: Ceremonia hapëse

11:30: Foto familjare

11:45: Sesioni i parë plenar

13:00: Dreka zyrtare

14:30: Mbledhja në tryeza tematike

15:45: Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve

17:30: Sesioni përmbyllës plenar

18:30: Konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës (ky i fundit do të jetë pritësi i radhës i këtij samiti)

Mbështetja për Ukrainën, mbrojtja evropiane, ruajtja e demokracisë, përgatitja dhe aftësia e reagimit ndaj kërcënimeve të ndryshme do të jenë në fokus të punimeve të samitit, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kryeministri britanik, presidenti francez si dhe ai turk.

Dialogu mbi përmirësimin e konkurrueshmërisë së kontinentit përmes investimeve, inovacionit dhe ndërtimit të qëndrueshmërisë në disa fusha, sfidat e lëvizshmërisë, përfshi emigrimin e paligjshem, lëvizjen e punës dhe të rinjve do të jenë disa prej çështjeve që pritet të trajtohen.

Zjarr Tv Ad