Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer

0
5
JOINT BASE ANDREWS, MARYLAND - JANUARY 20: Former U.S. President Joe Biden speaks at Joint Base Andrews following inauguration ceremonies on January 20, 2025 in Joint Base Andrews, Maryland. Joe Biden concluded his term when Donald Trump was inaugurated as the 47th president. (Photo by Samuel Corum/Getty Images)

 Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, raporton BBC.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u diagnostikua me kancer në prostatë të premten dhe sipas zyrës së tij, qelizat kancerogjene kanë përparuar në kockat e tij.

“Javën e kaluar, presidenti Joe Biden iu nënshtrua një ekzaminimi për një rritje të sapo zbuluar në prostatën e tij, pasi kishte probleme gjithnjë e më të theksuara urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer në prostatë, me një rezultat Gleason 9 (Grupi 5), me metastaza në kocka”, thuhet në deklaratë.

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët”, thuhej në deklaratë.

Zyra e ish-presidentit Biden shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se ka shanse të menaxhohet me një trajtim efektiv.

Ish-presidenti amerikan nga radhët e demokratëve është 82 vjeç. Në SHBA, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri te burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Ish-presidenti Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar të 2025, duke ia kaluar stafetën e pushtetit rivalit të tij republikan, Donald Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad