Pakënaqësi me PD apo frika ndaj SPAK? Ku ka humbur Gentian Koçi?

0
1

Teksa kanë kaluar më shumë se një javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe procesit të numërimit i erdhi fundit, kandidatët humbës nuk duken asgjëkundi.

Një prej këtyre rasteve është Gentian Koçi, i cili ishte kandidatë për deputetë për qarkun e Fierit në listën e hapur të Partisë Demokratie.

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, SPAK njoftoi një aksion për krimin zgjedhor në qytetin e Fierit, ku pjesë e kësaj ishte dhe subjekti i Koçit.

Që prej asaj dite, Koçi ka qenë pothuajse ‘inekzistentë’ si në rrjetet sociale, ashtu edhe në komunikim me anëtarë të forcës politike ku ai bën pjesë.

Kujtojmë që Gentian Koçi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit, pasi PD në këtë qark ka mundur të ‘rrëmbejë’ vetëm katër ulëse në Parlamentin e ri.

Pyetja që lind është: Pse ka humbur Gentian Koçi? Ka pakënaqësi me PD, apo ka frikë nga SPAKU?

Zjarr Tv Ad