S‘mund ta quash organizatë kriminale”, Sula: SPAK-u mund të ishte aleati më i rëndësishëm i PD dhe opozitës

0
2

Ish deputeti, Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse PD dhe opozita do kishte një aleat më të rëndësishmin, ai do ishte SPAK-u.

Sula: Tani unë jam i kënaqur me një gjë, që ‘organizata kriminale’ ka filluar procedime, ka hetuar, ka nxjerrë urdhër arreste dhe organizatë kriminale që e quan Berisha.

E kupton çfarë paradoksi kemi ne në këtë vend.

E kam thënë edhe një herë tjetër që nëse do kishte PD dhe opozita  një aleat më të rëndësishëm se kushdo forcë tjetër politike ishte SPAK-u.

Pavarësisht problematikave që ka SPAK-u, pavarësisht se nuk është në nivelin ku kërkojmë ne.

Por nuk mund të thuash, dhe nuk mund të akuzosh edhe madje ta shkatërrosh, ta demotivosh duke e quajtur organizatë kriminale.

Nëse ka një burrë me integritet të jashtëzakonshëm te prokurorët, duke filluar nga Dumani dhe disa të tjerë janë të jashtëzakonshëm.

Është një punë shumë e vështirë me qenë në prokurori dhe për të bërë një dosje.

Politikanët janë mësuar që vetëm ta lëshojnë gojën dhe kur vjen puna për veten e tyre asnjëherë nuk kërkojnë se si ndodh një gjë.

Për mua te krimi i organizuar, SPAK është në lartësinë e duhur.

Zjarr Tv Ad