Aksidenti i rëndë/ Tre të mitur me skuter përplasen nga një makinë në kryeqytet, në gjendje të rëndë! Arrestohet shoferi

0
5

Tre të mitur, që udhëtonin me skuter në kryeqytet, janë përplasur nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Fëmijët janë plagosur rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Shoferi i automjetit u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Zjarr Tv Ad