Lirimi nga qelia i Ervin Salianjit, reagon Berisha: Vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

0
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga qelia të Ervin Salianjit.

Berisha u shpreh se dënimi i ish-deputetit ishte politik, duke shtuar se qëndroi për 9 muaj në qeli, sipas tij, jashtë çdo lloj ligj.

Kryedemokrati theksoi se “burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës”.

“Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj, është përgjegjësi direkt e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës”, deklaroi ai.

Berisha: Dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.

Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligj, kushtetuese e rregulli 9 muaj në burg vetëm pse dënoi Geron Xhafën.

Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafa udhëhiqen, drejtonin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë.

Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj, është përgjegjësi direkt e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javës, me një akt të turpshëm dhe hakmarrës.

Zjarr Tv Ad