Mediat e Bollino-s, presion KQZ-së për të kallëzuar penalisht numëruesit?

0
77

Së fundmi opinioni publik është njohur me shkresën që KAS i ka dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ku i kërkon që të nisë hetimi administrativ, lidhur me procesin e numërimit të votave të qarqeve Tiranë dhe Fier dhe pjesërisht të qarqeve Dibër dhe Durrës.
Kjo është një procedurë rutinë, e cila është e njohur nga Kodi Zgjedhor.

Dhe si e tillë ajo nis nga hetimi administrativ, gjatë të cilit vlerësohen diferencat dhe pesha e gabimit ose shkeljes.

Dokumentet janë në KQZ, të dhënat janë po aty dhe nuk kanë më mundësi as të prishen, as të modifikohen. Por në një proces rutinë dhe administrativ ndërhyri pa kuptim media kryesore e Bollino-s për t’i bërë presion KQZ-së, duke vendosur edhe se kur, kush dhe ku duhet të bëhet kallëzimi. Se që duhet kallëzim e paska vendosur Carlo.

Bile sipas tyre, KQZ duhet të mos ishte marrë me procesin e ankimimeve që lidhej me rezultatin e zgjedhjeve, por të linte çdo punë e të shkruante kallëzimet. Sipas porosisë dhe me listë emrash të porositur nga Bollino mundësisht!
Çfarë interesi ka media e Bollino-s me një proces që sipas Kodit Zgjedhor administrohet nga partitë politike dhe KQZ-ja?
Kushdo që ka parë procesin e rinumërimit, sot mund të bëjë kallëzim, pse nuk e bën vetë kallëzimin il Signore Bollino?

Mënyra se si është mësuar Bollino kur urdhëron apo përdor mediat e veta për t’u bërë presion institucioneve, duket nuk i ka funksionuar me KQZ-në.


Mund ta shkruajNë dhe ta dorëzojë vetë kallëzimin penal për numëruesit që ata i njohin, e dinë se kush janë dhe që paskan kryer sipas medias te Bollino-s vepër penale.


Midis “raportimeve” media e Bollino-s lëshoi edhe si thashethem se KQZ paska pasur ndërhyrje nga numëruesit që të mos bëhet kallëzim penal.
I bie që këta numëruesit paskan thirrur Bollino-n që t’i dëgjojë kur ndërhyjnë? Po këtë nga e zbuloi Bollino?
Sot KAS përcolli zyrtarisht, sipas Kodit, nisjen e procedurave të hetimit administrativ për vlerësimin e shkeljeve.
Pse u nxitua Bollino me presionin që duket sikur bëhet për drejtësi?
Apo mos vallë Bollino po bën presionin publik që marrëveshjen me numëruesit, që duket nuk e paskan bërë dot me KAS-in, ta bëjë ai vetë?
Të jetë “kungull” vallë kjo beteja e Bollino-s për drejtësi?/ CNA

Zjarr Tv Ad